Vetevaret pedagogu, mister shkaqet
Korce - Nje pedagog matematike ne Universitetin “F.S.Noli” te qytetit te Korces eshte gjetur i vetevarur mengjesin e djeshem, ne banesen e tij, ne lagjen numer 3 te qytetit. Policia tha se Artur Konopulli, 41 vjec, i ka dhene fund jetes se tij me nje kabull te kaluar rreth qafes. Rreth ores 06:30, ai u gjet ne grahmat e fundit nga nena e tij, Roza Konopulli. Pedagogu merrte ende fryme, i shtrire pertoke ne kuzhinen e shtepise ne katin e pare te baneses.
Nena ka dhene ulerimen, kur ka pare djalin e vetem ne momentet e fundit te jetes. Pedagogu eshte derguar nga familjaret ne spitalin rajonal te Korces, por ka nderruar jete gjate transportimit. Ndersa familjaret thane se 41-vjecari ka vdekur naten ne shtrat, policia e Korces beri te ditur se ne qafen e viktimes kishte shenja te dukshme prerjeje nga nje kabull elektrik. Policia tha se per momentin te dhenat paraprake tregojne se babai i dy vajzave i ka dhene fund jetes me vullnetin e tij. Sipas eksperteve, ai ka lidhur kabullin ne nje tra te kuzhines dhe me pas eshte leshuar ne lakun e sajuar.
Koleget e marre ne pyetje nga policia vendore thane se 41-vjecari njihej si person i qete dhe studioz. Pedagogu i punesuar ne Universitetin “Fan Noli” nga viti 1997 tashme ishte ne prag te doktoratures ne shkencen e matematikes. Askush nuk ka mundur t’i jape policise nje motiv per vetevrasjen e 41-vjecarit, pasi koleget thane se ne institucionin arsimor ai nuk kishte pasur konflikte. Madje, pikerisht per shkak te natyres se tij, Konopulli ishte zgjedhur kryetar i komisionit ankimor per zgjedhjet e disa javeve me pare ne universitet. Policia, teper e rezervuar ne trajtimin e ketij rasti, tha se per momentin pista, mbi te cilen po punohet, eshte ajo e ndonje konflikti te mundshem me bashkeshorten.
Policia:Hetojme ne dy pista
Policia e Korces nisi hetimet per ngjarjen e rende duke marre ne pyetje nenen, gruan dhe koleget e pedagogut te vetevarur ne banesen e tij mengjesin e djeshem. Burime zyrtare thane se si motiv i veteflijimit mendohet te jete depresioni nervor i 41 vjecarit Artur Konopulli. Por shkaqet qe e cuan drejt ketij akti shihen ne tre pista te mundshme, nje konflikt per shkak te profesionit dhe detyres gjate zgjedhjeve te fundit, apo nje grindje ne familje. Mesohet se Konopulli priste te mbronte doktoraturen per matematike dhe prej vitit 1997 ishte punesuar ne universitet si pedagog. Familjaret nuk pranuan te flisnin dje rreth ngjarjes se ndodhur, nderkohe qe ne polici kane rrefyer se 41 vjecari nuk kishte probleme apo konflikte. Hetuesit ndjekin pisten e nje shtyrje ne vetevrasje dhe depresionit nervor.
Dy dite me pare u vetevar biznesmeni
Nje biznesmen, nga qyteti i Lacit, eshte vetevarur dy dite me pare ne banesen e tij. Sipas policise vendore, 40-vjecari Shkelqim Hasolli mendohet se ka kryer gjestin ekstrem, per arsye te borxheve te akumuluara nga aktiviteti i tij tregtar. Biznesmeni i ka dhene fund jetes me nje tel, qe sherbente per percjelljen e energjise elektrike. Pasi ka bere lakun, ai eshte leshuar ne ballkonin e apartamentit te tij. Burime nga grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e ngjarjes bene te ditur se vetevarja eshte shkaktuar nga motive ekonomike. Policia tha se biznesmeni 40-vjecar kishte te akumuluara nje sasi te madhe parash borxh per ngritjen e aktivitetit, i cili kishte falimentuar.