E Diel, 1 Nëntor 2026

PE: Serbia të implementojë marrëveshjet me Kosovën

BRUKSEL-Parlamenti Europian ka nisur sot ne mesdite diskutimin për fusnotën e Kosovës. Eurodeputetët kanë theksuar se Serbia duhet të pranojë sfidat me qëllim arritjen e integrimit të këtij shteti drejt BE.

Në fjalën e tij, eurokomisioneri Stefan Fyle theksoi se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëvëshjet e arritura deri tani me Kosovën. “Pas zgjedhjeve serbe, qeveria e re e Serbisë do t’i duhet të përballet me prioritetet kyce dhe për dialogun me Kosovën që do të thotë se Serbia duhet të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani me Prishtinen”.

Duke pershendetur dhenien e statusit te vendit kandidat per ne BE, eurodeputetët të tjerë gjatë fjalës së tyre kërkuan që Serbia të vijojë reformat për të vijuar rrugën drejt BE dhe të përballet me pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu eurodeputetët bene thirrje që Serbia të normalizojë marrdhëniet me shtetin fqinj, Kosovën. 

Sipas eurodeputetëve, Serbia duhet të bindet plotësosht që Kosova nuk është më pjesë e saj.
vijon

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›