Vrasja e biznesmenit, 2 bien ne pranga
DURRES- Vrasja e biznesmenit ne plazhin e Durresit mengjesin e se martes con ne pranga dy te dyshuar si ndihmes te ekzekutorit te shpallur ne kerkim. Policia vendore ka kryer kontrolle te shumta banesash duke arritur te zbuloje dy nga personat qe gjendeshin ne shoqerine e Shpetim Memes, 35-vjec, i cili akuzohet per vrasjen gjate sherrit per celularin te Agim Seci, 53-vjec, pronarit te lokal “Diaspora” ne vendin e quajtur “Rrota e Kuqe”. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se te ndaluarit jane Shefqet Spahiu dhe Fatjon Krasniqi, kurse akuza e ngritur ndaj tyre eshte “moskallezim i krimit” dhe po hetohet ne pisten e “dhenies ndihme apo perkrahjes se autorit te krimit”. Kurse ndaj Memes, i cili banon ne Xhafzotaj te Shijakut, jane ngritur akuzat e “vrasjes me dashje” dhe “armembajtjes pa leje”.
Numri i personave te shoqeruar per ngjarjen ka shkuar ne 30 vete, perfshi familjare te te dyshuarit, shoket e tij, personelin e lokalit dhe te tjere deshmitare qe kishin dijeni per krimin. Pas marrjes ne pyetje jane mbajtur ne qeli vetem dy prej tyre, Spahiu dhe Krasniqi. Nga verifikimet e kryera rezulton se te rinjte kane qene ne shoqerine e Shpetim Memes mbremjen e se henes duke gdhire e marta, ndersa kane ngrene dhe pire ne bar-restorant “Diaspora” ne shoqerine edhe te disa femrave. Rreth ores 03:00 jane larguar pas pageses se darkes, por gjate rruges 35-vjecari Mema eshte kujtuar se ka harruar celularin. Kur eshte kthyer nuk e ka gjetur ne tavoline, duke pretenduar se personeli i lokalit ia kishte vjedhur. Pronari me qira i lokalit, Agim Seci, e ka qetesuar duke i thene se do e demshperblente, por Mema e ka fyer dhe kercenuar duke e konsideruar ofendim sjelljen e biznesmenit. I ndikuar dhe nga gjendja e dehur ka shkuar ne makinen “Volvo” duke marre armen “Shotgan” dhe ka debatuar serish me biznesmenin 53-vjecar ne sy te djalit dhe gruas. Pas pak minutash e ka qelluar dy here me armen e gjahut, duke e lene te vdekur ne vend dhe eshte larguar se bashku me kater persona te tjere qe e shoqeronin.
Policia e Durresit ka vene ne dispozicion 500 mije leke shperblim per informatorin qe do tregoje vendndodhjen e 35-vjecarit nga Shijaku. Viktima ishte kthyer nga Gjermania me familjen per kete sezon veror dhe kishin marre me qira lokalin “Diaspora” per muajt e plazhit.
A. Qoraj
Shperblimi
Policia vazhdon te komunikoje se ka vene ne dispozicion nje shume prej 500 mije lekesh te reja per gjetjen e autorit te vrasjes se 53 vjecarit Agim Seci me origjine nga Tropoja, i cili kishte marre me qira lokalin “Diaspora” zonen e plazhit te Durresit. Po keshtu jane vene ne dispozicion edhe numrat e telefonit 126 dhe 129 per informatorin dhe ruajtja e anonimatit.
Shkaku
Krimi dyshohet se ndodhi pas nje sherri per motive te dobeta, humbja e nje celulari dhe me pas sharjet dhe fyerjet mes autorit dhe viktimes. I dyshuari Shpetim Mema ka debatuar me 53-vjecarin qe jetonte ne Tirane, pasi kishte humbur celularin ne lokalin e tij, e ne sherr e siper e ka qelluar kete te fundit me dy plumba ne pjesen e barkut.