E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e biznesmenit në Fier, 3 persona në pranga

Drejtoria e Policisë Fier

FIER- Jane vetedorezuar ne policine e Fierit tre shtetasit e shpallur në kërkim, të dyshuar kryesor për vrasjen e biznesmenit, Naim Suli.

Policia kishte shpallur në kërkim, Gëzim Sulo, 49 vjeç, si dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç.

Këta tre persona, pronarët e servisit ngjitur me vilën e familjes Suli, dyshohet  se kane qëlluar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës biznesmenin Sulo.

Policia kishte vënë dispozicion një shpërblim prej 500 mijë lekësh për këdo që jepte informacion për vendndodhjen e tyre. Burimet zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, ku konflikti për zhurmën e servisit duket se ka çuar në ekzekutimin e biznesmenit, Naim Suli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›