E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e civilëve në Afganistan, Obama: Kjo nuk reflekton Amerikën

Presidenti i Shteteve të Bshkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar në lidhje me vrasjen e 16 civilëve në Afganistan gjatë ditës së dielë. Obama u shpreh se Pentagoni do të bëjë gjithçka për hetimin e ngjarjes. “Jemi të prekur nga humbja e jetëve të të pafajshmëve. Vrasja e qytetarëve të pafajshëm është kriminale dhe e papranueshme.Kjo nuk reflekton Amerikën dhe aq më pak ushtrinë tonë”, theksoi Obama. Ditën e dielë 1 ushtar amerikan ekzekutoi me armë zjarri 16 civilë afganistan, ku 9 prej tyre ishin fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›