E Diel, 1 Nëntor 2026

6.060 vjet burg për ushtarin në Guatemalë

6.060 vjet burg. Ky është dënimi i dhënë nga një gjykatë në Guatemala ndaj një ish-ushtari të përfshirë në masakrën e 201 personave gjatë luftës civile. Pedro Pimentel Rios u ekstradua vitin e shkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Ai është i pesti ish-ushtar që dënohet për raprezaljen në fshatin Dos Eres, në vitin 1982. Numri i viteve të burgut për 55-vjeçarin është gjerësisht simbolik, sepse maksimumi i kohës që dikush mund të vuajë në burg në Guatemalë është 55 vjet heqje lirie. Ndëshkimi i Rios është pjesë e ripëtëritjes së lëvizjeve për t`i dhënë dënimin e merituar të gjithë personave të perfshirë në mizoritë e luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›