Sulm në vendin e masakrës në Afghanistan
Një ushtar afgan është vrarë teksa militantët e dyshuar kanë hapur zjarr kundër delegacionit të qeverisë së Afganistanit, që po vizitonte njërin nga dy fshatrat në pjesën jugore të Afganistanit, ku ushtari amerikan vrau 16 civilë.
Nga sulmi i sotëm ndaj delegacionit janë plagosur dy persona të tjerë, përfshirë edhe një anëtar të delegacionit.
Në delegacion gjendeshin edhe dy vëllëzër të presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.
Më herët qindra studentë universitarë në qytetin lindor Xhalalabad, kanë protestuar kundër sulmit nga ushtari i Shteteve të Bashkuara, më 11 mars.
Studentët kanë brohoritur “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje për ushtarin që i vrau civilët tonë”.
Disa nga protestuesit kanë djegur një portret të presidentit amerikan, Barak Obama.