E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armëpushimi Palestinë-Izrael, situatë e qetë në Rripin e Gazës

Pas implementimit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Egjipti për ndaljen e dhunës ndërmjet militantëve palestinezë dhe Izraelit, nga e cila u vranë së paku 25 palestinezë gjatë disa ditëve të fundit, situata në Rripin e Gazës ka vazhduare qetë gjatë ditës së sotme.

Vrasja e një militanti palestinez nga Izraeli më 9 mars, ka shkaktuar luftime, në të cilat militantët palestinezë lëshoi raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa Izraeli përgjigjej me sulme ajrore.

Situa në Rripin e Gazës, pritet të shqyrtohet në muajin prill, në takimin e katërshes ndërkombëtare, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Të hënën, katërshja u ka bërë thirrje palestinezëve dhe izraelitëve që t`i ndalin “aksionet provokuese”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›