Droga e Lazaratit kapet ne Sarande, do trafikohej me gomone ne Itali

Sarande- Nje sasi prej 215 kg kanabis sativa eshte kapur mbremjen e djeshme ne segmentin midis fshatrave Vrine dhe Ftele te Sarandes, ndersa dyshohet se kishte destinacion Italine. Pese persona jane shoqeruar gjate operacionit te uniformave blu te policise se Vlores, i koduar "Kunderpergjigjja e Dyte", nderkohe qe mesohet se narkotiku ishte blere ne fshatin Lazarat te Gjirokastres. Burime zyrtare bene me dije se aksioni perfundoi rreth ores 19:00 dhe ne te u angazhuan rreth 50 forca dhe agjente. Droga ishte futur ne 8 canta me ngjyre te zeze dhe mesohet se ishte ne gjendje cokollate, ndersa ishte transportuar me nje furgon. Burime policore bene me dije se per te zbuluar kete rrjet jane perdorur pergjime ambientale dhe telefonike, kurse emrat e te dyshuarve jane mbajtur sekret ne momentin e pare, pasi jane vetem te shoqeruar dhe priten zhvillimet e metejshme te hetimeve. Investigimi kishte nisur nje muaj me pare nga agjentet, pikerisht kur sapo perfundoi edhe operacioni i koduar "Kunderpergjigjja e Pare", gjate te cilit u kapen 283 kg kanabis sativa qe vinte nga Lazarati dhe u prangosen pese te dyshuar. Dy nga ata u lane per hetim ne gjendje te lire prej gjykates, kurse tre jane ende ne proces gjyqesor ne gjendje arresti me burg. Gjate peshimit te droges se kapur dje ne afersi te fshatit Ftele te Sarandes, ekspertet shenuan 215 kg kanabis sativa e presuar, ndersa ndodhej vetem 150 metra larg detit Jon, nga ana veriore e fshatit. Droga ishte e braktisur ne mes te shkurreve dhe mendohet se ishte lene ne pritje te ndonje gomone qe vinte nga brigjet greke dhe me pas te trafikohej drejt Italise.
B.Bejko
B.Bejko