Vrasja e dyfishtë pas grindjeve në familje

Pjeter Rrjolli eshte gjetur nga policia me armen tip pistolete ne dore ne skenen e krimit, ne pritje per t'u vetdorezuar. Viktima te debatit dhe zenkave te perhershme mes ciftit jane bashkeshortja e vrasesit, Mina Rrjolli 40 vjece dhe vajza e tyre 17 vjecare Kristina Rrjolli. Policia deklaroi per Top Channel se cifti ka patur shpesh zenka per motive te dobeta.
Ne kete perfundim hetuesit kane dale ne baze te rrefimit te vete autorit te krimit. Pas vrasjes se dyfishte Pjeter Rrjolli i tha policise se kishte qelluar mbi te shoqen per shkaqe xhelozie. Ai ka pranuar se rreth ores 5 te mengjesit ka nisur te debatoje me bashkeshorten dhe ne ato momente eshte zgjuar vajza e tyre e cila ka nderhyre ne dhomen e gjumit te cifit, per t'i qetesuar. Policia thote se ne gjaknxehtesi e siper Pjetër Rrjolli ka qelluar mbi gruan dhe te bijen duke i lene te dyja te vrara ne vend. Cifti jetonte ne fshatin Samrish i ri te komunes Dajc i Shkodres, vetem me vajzen e tyre Kristinen, nderkohe qe dy djemte e tyre ishin emigrante ne Itali.
Policia jo zyrtarisht ka perfshire ne shkaqet e grindjeve mes cifitit edhe kushtet e veshtira ekonimike, ndersa ka hedhur poshte dyshimet paraprake se autori mund te kete qene nen efektin e alkoolit