Vrasja e emigrantit Hysa, policia arreston të nipin si autor
TIRANE-Policia e Shtetit zbuloi dhe arrestoi sot autorin e vrasjes së emigrantit në Shkozet të Durrësit.
Hetimet e efektivëve të policisë bregdetare rezultuan se vrasësi ishtë një anëtar brenda familjes së emigrantit, Fatbardh Hysa, 34 vjec.
Dyshohet se nipi i Fatbardhit, Aurel Hysa ka qëlluar për vdekje me thikë xhaxhain e tij dhe më pas është larguar nga vendgjarja. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan 7 plagë me thika në trupin e emigrantit. Pasi mblodhën të dhëna dhe dëshmi të vlefshme, ka qenë analiza e ADN që hetuesit të përforconin faktin se autor i krimit ishte Aurel Hysa, nipi i të vrarit.
Policia hedh dyshimet se Aureli dhe Fatbardhi kanë konsumuar një sherr për një shumë parash borxh brenda familjes dhe më pas nipi ka vrarë xhaxhin me thika në një barake në Shkozet.
Policia zbuloi 22 Dhjetor një trup të pajetë në një barake në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit.
Dy ditë më pas, viktima u identifikua si shtetasi, Fatbardh Hysi, 34 vjec. Familjarë të Hysit kishin denoncuar zhdukjen e të afërmit të tyre.
I riu kishte mbërritur në Shqipëri nga Greqia po në 22 Dhjetor dhe vetëm 2 orë pasi kishte mbërritur në banesë, u largua prej aty pas një telefonate në celular. Te afermit u shprehën se që në atë moment, 34 vjecari nuk u kthye më.
Pas zbulimit të trupit të pajetë dhe identifikimit të tij, policia mundi te vertetoje sot autorin e vrasjes dhe ta prangose ate.
(d.b/BalkanWeb)