E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e emigrantit, nipi 16-vjecar e theri për 3 mijë euro

TIRANE-Policia zbuloi dhe arrestoi sot autorin e vrasjes së emigrantit në Shkozet të Durrësit.
Hetimet e efektivëve të policisë bregdetare rezultuan se vrasësi ishte një anëtar brenda familjes së emigrantit, Fatbardh Hysa, 34 vjec, ndersa shkak i ngjarjes ka qene nje shume prej 3 mije eurosh. 

Dyshohet se nipi i Fatbardhit, Aurel Hysa 16 vjec ka qëlluar për vdekje me thikë xhaxhain e tij dhe më pas është larguar nga vendgjarja. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan 7 plagë me thika në trupin e emigrantit. Pasi mblodhën të dhëna dhe dëshmi të vlefshme, ka qenë analiza e ADN që hetuesit të përforconin faktin se autor i krimit ishte Aurel Hysa, nipi i të vrarit.
Policia hedh dyshimet se Aureli dhe Fatbardhi kanë konsumuar një sherr për një shumë parash brenda familjes. Biseda eshte konsumuar me telefon. Xhaxhai i ka kerkuar nipit 16-vjecar shumen prej 3 mije eurosh qe dyshonte se adoleshenti ia kishte grabitur ne banese. Nipi i ka kerkuar xhaxhait nje vend takimi duke i pohuar se do t'i jepte shumen e parave. Me pas ngjarja eshte zhvendosur ne nje barake ne Shkozet ku nipi jo vetem qe nuk dorezoi para, por vrau xhaxhain me thike.

Policia zbuloi më 22 Dhjetor një trup të pajetë në një barake në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit.
Dy ditë më pas, viktima u identifikua si shtetasi, Fatbardh Hysi, 34 vjec. Familjarë të Hysit kishin denoncuar zhdukjen e të afërmit të tyre.
I riu kishte mbërritur në Shqipëri nga Greqia po në daten 22 Dhjetor dhe vetëm 2 orë pasi kishte mbërritur në banesë, u largua prej aty pas një telefonate në celular. Te afermit u shprehën se që në atë moment, 34 vjecari nuk u kthye më.
Pas zbulimit të trupit të pajetë dhe identifikimit të tij, policia mundi te vertetoje vetem sot autorin e vrasjes dhe ta prangose ate.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›