Pakti i PS-së, Berisha: S’mund të ndajmë pushtet në tavolinë

Sipas kryeministrit, opozita kërkon ndarjen e pushteteve në tavolinë dhe kjo nuk mund të pranohet.
“Jemi plotësisht të vendosur të bashkëpunojmë në interesin më të mirë të vendit për reformën zgjedhore. Në koncept të qëllimit tonë të vendosur ne kemi paraqitur dhe sërish ritheksojë se jam i gatshëm të ulemi në një komision parlamentar për reformën zgjedhore. Komision, i cili duhet të ketë agjendë të tij, adresimin e 52 rekomandimeve”, tha Berisha. Sipas tij,
“Jemi të hapur dhe kam propozuar që delegacioni ynë në Parlamentin Evropian, i cili është në përbërje me 50 me 50 të autorizojë dy deputetë nga opozita dhe pozita që të marrë rregulloren e Parlamentit Evropian. Të ballafaqojnë çdo nen në këtë rregullore dhe ne jemi të gatshëm ta ndryshojmë. Nuk mundet të na imponojmë. Ne nuk mund të kthehemi mbrapa. Oferta që bëjmë ne për opozitën për dy çështje themelore, opozita ka të drejtë të kërkojë reformën zgjedhore, opozita ka të drejtë të kërkojë funksionim demokratik të Parlamentit.
Ndarja e pushtetit në tavolinë është jashtë kulturës time demokratike”. Ai shtoi se qëndrimi i opozitës në Parlament vazhdon të jetë si më parë. “Në rast se ju jeni vërtetë i interesuar dhe nuk e keni hipokrizi, urdhëroni të krijojmë komisionin parlamentar të zgjedhjeve këtë javë. Me ato parime që thamë, me agjendë të thjeshtuar për të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Druaj se ky është skenari i parakongresit të radhës. Ajo është zgjedhja e tij”, theksoi Berisha.
Më përpara në fjalën e tij, Berisha ka folur gjatë për decentralizimin e pushtetit vendor në vend, duke theksuar këtu miratimin e draftit për decentralizimin. Sipas tij, në asnjë zonë të vendit, qeveria nuk mund të jetë pronare e asnjë prone bujqësore, pyjore apo çdo lloj tjetër pasurie. Po edhe në këtë rast kishte një akuzë për opozitën.
“Z. Rama besonte se do të ishte kryeministri i vendit, ndaj dhe urdhëroi grupin e vet të mos votojë decentralizimin me të cilin kishim rëndë 100% dakord. Tani, ne atë ligj duhet ta votojmë, pasi ligjet nuk mund të rrinë në pritje të Godosë, ato që nuk duan 3/5, për të cilat z, Rama i përdor si kushte. Ky kuadër ligjor, mund të bëhet me konsultime me të zgjedhurit vendorë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlament të Partisë Demokratike. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij foli edhe për mbjelljen e drurëve arrorë në zona të ndryshme të vendit, duke u kërkuar kryetarëve të komunave që në zonat me shkurre të vogla të mbillen me pemë. /S.Ll/Start/
2011-10-03 13:52