Ndotje edhe afër institucioneve, mbeturina jashtë koshit (FOTO)
Tiranë- Imazhet që sjellim sot me fokus denoncimin e ndotjes përmes fotografisë janë marrë në Rrugën e Elbasanit, pranë godinës së Parlamentit.
Siç duket edhe nga pamjet edhe pse koshi i vogël ekziston, mbeturinat hidhen në mënyrë të papërgjegjshme në trotuar.
Imazhet janë marrë në mes të ditës dhe dëshmojnë për një ndotje shqetësuese të mjedisit dhe për një mungesë të theksuar edukate qytetare.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të na dërgojë imazhe të ndotjes së mjedisit në adresën tonë elektronike, info@gazetaidea.com.
Ndotja