E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, motori përplaset me kamion, vdes 20 vjecari

Aksidenti ndodhi në orët e mbrëmjes së të martës, në afërsi të fshatit Zharrez. Policia thote se shkak për aksidentin mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën 20 vjecari ngiste motorin, por dhe mungesa e ndricimit në rrugë. 

FIER- Aksident në aksin rrugor Fier- Berat. Një 20 vjecar me emrin Ajol Kotherja ka gjetur vdekjen pasi teksa udhëtonte me motorcikletë është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë me targa FR 17-49 B. Aksidenti ndodhi në orët e mbrëmjes së të martës, në afërsi të fshatit Zharrez.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje konstatoi se shkak për aksidentin mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën 20 vjecari ngiste motorin, por dhe mungesa e ndricimit në rrugë. Policia shoqëron për verifikime të mëtejshme dhe drejtuesin e automjetit të tonazhit të rëndë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›