Vrasja e ish kryekomisarit, Lamaj debate në Kuvend. Flamur Noka: PS po shkatërron procesin hetimor, i dyshuari është mik i deputetëve socialistë. Berisha: Do zbardhet çdo gjë

Noka, Ballës: Je trafikant droge dhe femrash. Sajmir Tahiri darkoi 16 ditë më parë me Arben Frrokun
UPDTAE- Vrasja e ish kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj ka ngjallur replika dhe akuza të forta në sallën e Kuvendit të Shqipërisë midis ministrit të Brendshëm, Flamur Noka dhe deputetëve socialistë.
Deputeti i PS-së Saimir Tahiri akuzoi ministrin Noka si përgjegjësin kryesor për vrasjen e komisarëve në vend, teksa kërkoi dorëheqjen e tij në emër të ligjvënësve socialist. Si replikë ministri Noka, akuzoi Partinë Socialiste se po tenton të shkatërrojë procesin hetimor, pasi i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Lamaj është njeri i tyre teksa bëri publike faktin se ka nisur një hetim për foton e cila këto ditë ka bërë xhiron e mediave duke ngritur dyshime mbi lidhjet e krimit me Policinë e Shteti. Ministri Noka lëshoi akuza të forta ndaj deputetit Taulant Balla duke e etiketuar si trafikant droge dhe femrash, ndërkohë që kërkoi shpjegime nga deputeti Saimir Tahiri për darkën e zhvilluar si sot 16 ditë më parë në një nga lokalet tek dy kullat në Tiranë, me të dyshuarin Arben Frroku. “ Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të dëmtuar procesin e hetimit. E keni përbërë ju për arsyet tuaja dhe i dini qëllimet. Kjo është një foto normale dhe po të merrem me foto e juaja do ju nxjerr gjysmën tuaj jot ë lini parlamentit por Shqipërinë. Taulant ti je i lidhur këmbë e kokë me trafikun e drogës dhe femrave. Ti Taulant e ke emrin Fatos Gjuraj. Jep pëgjigjie për atë vajzën që ke tentuar të përdhunosh dhe bëj analiza se mos del me SIDA. Sa i takon Tahirit meqë ju i referoheni fotos po ju them zoti Tahiri para ekzaktësisht sot 16 ditësh me kë kë ngrënë darkë zoti Tahiri. Nga ora 20:30 deri 2 :30 të mëngjesit ke qene me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit duke ngrënë darkë. Sqaro qytetarët sa herë ke shkelur dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje. Ke shkuar në lokalin e tyre dhe ke ngrënë dhe pirë. Sa i takon fotos pyesni një cik kryetarin e minibashkisë numër 6 me kë është ortak ne bizneset e tij. Unë për atë fotografi kam urdhëruar një hetim të gjerë për të gjitha lidhjet e të dyshuarit për vrasje qoftë për ato që janë në vrasje dhe qoftë për të dyshuarit e tjerë. Ti Tahir ke ngrënë darkë tek kullat para 16 ditësh dhe ta provoj dhe në sy të gjithë Kombinatit dhe ke pirë me dhjetra herë. Pra historia e zhurmës së fotos është një histori e juaj për të shkatërruar procesin, që nuk do mund të shkatërroni dot dhe e vërteta do dalë shpejt. Ju e sajuat këtë për të mbrojtur ortakun tuaj, E inskenuat për të prishur hetimet sepse ju del aleati juaj. I vëllai i të dyshuarit ka një parti në alencë me partin tuaj dhe po që se doni ta trajtojmë politikisht e nisët hajde ta bëjmë, por unë do ju nxjerr të gjithë dokumentat dhe lidhjet tuaj se e kam sa një mal ,po kjo bëhet në fund, lëreni procesin të zbardhet”, tha ministri Noka.
Deputeti socialist Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka dhënë detaje të fotos së kryepolicëve me Arben Frrokun. Balla ka akuzuar ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për mosregim dhe fshehje provash, ndërkohë që ka kërkuar që kryeministri i vendit Sali Berisha të japë sqarime.
Berisha: Do zbardhet çdo gjë
Pasi fotot e të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryepolicit, Drita Lamaj pikërisht biznesmenit Arben Frroku ulur në tryezë me shefat e drejtorive të Policisë së Shtetit bënë xhiro në media, ministri i Brendshëm Flamur Noka, në një prononcim për mediat deklaroi se insinuatat ne lidhje me fotot krijojnë probleme për hetimin. Ministri Noka paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin dejate të reja sa i takon lidhjeve të biznesmenit Arebn Frroku me politikën, që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes. “Është një fotot e para dy vjetëve. Komentet i kanë bërë vetë pjesmarrësit. Nuk duhet të lidhet ngjarja, pasi cdo insinuatë rreth fotos krijon probleme në hetimin e ngjarjes. Do të dëshiroja që të merreshim me këtë histori, por të fokusoheshim tek ngjarja. Sa i përket lidhjes së zotit Frrokut me politikën do ju bëjmë me dije gjëra të tjera që do ndryshojë komplet historinë”- tha Noka pas zhvillimit të homazheve në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë, për dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, ranë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, në Vlorë.
Në të njëjtën linjë u shpreh një ditë më parë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. I kontaktuar nga një media, Burgaj tha se: "siç më informuan kolegët, kjo foto ka rreth 2 vite që është bërë, dhe nuk paraqet ndonjë rëndësi të madhe, pasi edhe sikur ndonjë nga kolegët të ketë njohje me të dyshuarin, në momentet e njohjes ai nuk ka pasur preçedentë me policinë. Në kushtet që jemi sot, ne kryejmë detyrën dhe zbatojmë ligjin deri në zbardhjen e ngjarjes. Nuk do ketë asnjë ndikim”, siguroi kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.