Ksera u premton banesa romeve te debuar

Zgjidhja e problematikes per gjithe komunitetin Sigurim me ushqime dhe veshmbathje per te pastrehet
Te gjithe romet qe jane debuar pak muaj me pare nga banesat e tyre do te mund te strehohen shume shpejt ne vend strehime te tjera. Ky ka qene premtimi i ministrit te punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ne nje takim te zhvilluar me romet e debuar para disa muajsh nga vendqendrimi i tyre prane Stacionit te Trenit ne Tirane. Komuniteti rom dhe zgjidhja e problematikes se tij sipas ministrit do te jene prioritet kryesor per te ardhmen. Ai u ka kerkuar pjesetareve ne takim qe ta ndiejne veten si nje me pjesen tjeter te njerezve pasi ata jane pjese e perbashket e vendit tone. Nga ana e tyre romet kane kerkuar me shume mbeshtetje nga qeveria dhe vecanerisht nga Ministria e Punes pasi ata jane persekutuar nga njerez te pabese. Po keshtu ata i kane kerkuar ministrit qe te gjenden autoret e vertete qe bere shpernguljen e tyre nga banesat e meparshme.
Banesat
Dyzet e pese familje rome u shperngulen pak muaj me pare nga vendstrehimi i tyre dhe u lane ne mes te rrugeve per disa dite. Keto familje vazhdojne te trajtohen dhe te mbahen ne nje kamp emergjence te ngritur ne periferi te Tiranes nga Ministria e Punes ne bashkepunim me donatoret e saj. Gjate kesaj periudhe komuniteti i strehuar ne kamp eshte mbeshtetur me ndihma ne veshmbathje dhe ushqime te siguruara partneret e ministrise por edhe nga rezervat e shtetit. Ne premtimin drejtuar romeve ministri Ksera ka thene se shume shpejt do te gjendet nje vendstrehim i ri per te gjithe familjet e shperngulura. Ne bashkepunim me Ministrine e Mbrojtjes dhe Entin Kombetar te Banesave tashme kemi percaktuar zonen ku do te nderhyhet dhe po punojne per perfundimin sa me pare te procedurave te nevojshme ligjore - tha ministri. Romet e kane falenderuar z. Ksera per premtimin dhe se po presin se kur do te behet strehimi i ri ne menyre qe dhe ata te jetojne te qete dhe si te gjithe njerezit e tjere.
E ardhmja
Ministri Ksera u interesua per problematikat e tjera qe shqetesojne keto familje dhe garantoi se te gjitha strukturat jane udhezuar te zgjidhin ne kohe dhe ne menyre afatgjate cdo problem. Po ashtu u be me dije se po ngrihen ura bashkepunimi edhe me pushtetin vendor qe ky komunitet te siguroje nje akses me te mire ne te gjitha sherbimet e ofruara. Gjithashtu ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise do te behet sigurimi i te ardhurave per komunitetin deri sa te strehohen ne vendbanimet e reja. Se shpejti komuniteti rom do te jete nje pjese e rendesishme e shoqerise ne Shqiperi dhe do te perpiqemi qe te integrojme ne procese vendimmarrese. Nga ana e tyre perfaqesuesit e romeve qe u takuan me ministrin kane thene se kane besim te fjalet dhe te projektet e ministrit.