Gazsjellësi, eleminohet Greqia, prioritet projekti Shqiptar
Mundësitë që Shqipëria të përfshihet në rrjetin ndërkombëtar të gazit janë rritur së tepërmi pas një njoftimi të Azerbajxhanit se për shkak të krizëz ekonomike është eleminuar projekti grek.
Projekti grek ishte dhe rivali kryesor i gazsjellësit transadriatik, dhe tani projekti shqiptar është në plan të parë për të sjellë rrjetin e gazit nga Azerbajxhani.
Aksionerët e Shah Denizit sipas Reuters janë shprehur se po të zgjidhet rruga Turqi-Itali mënyra më e mirë është të kalohet përmes Shqipërisë. Por rivaliteti vazhdon pasi në garë janë dhe dy projekte të tjera, ai i Nabuço dhe gazsjellësi i Europës juglindore.
Projekti transadriatik nis në Komotini të Greqisë dhe ka një gjatësi prej 80 kilometër. Më pas kalon në Shqipëri dhe nëpërmjet kanalit të Otrantos përfundon në Itali.
Ky projekt mbështetet nga tre kompani; zvicerjanja EGL, norvegjezja Shtatoil dhe gjermanja E O N Rurgas.
Shkrime të tjera me interes:
- Gazsjellësi transadriatik, Berisha vizitë zyrtare në Azerbajxhan Tiranë- Në kuadër të bisedimeve për gazjellësin transadriatik, kryeministri Berisha...
- Gazsjellësi Transadriatik në Shqipëri, investime në fushën e enërgjisë Tiranë- Projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) që do të kalojë...
- Itali, gjendet i pajetë trupi i 27 vjeçarit shqiptar Është gjetur i pajetë trupi i shtetasit shqiptar Alban Deliu,...