E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e komandos, SHBA: Gati t’iu mbështesim

“Marrim pjesë në dhimbje dhe lutemi së bashku me familjen e kapiten Feti Voglit”, u shpreh Panetta, duke shprehur njëkohësisht të gjithë gatishmërinë e qeverisë amerikane, për çdo ndihmë në rast nevoje.

“Gatishmëria e trupave tuaja për të luftuar deri në sakrificën e fundit është për tu vlerësuar thellë”, tha z. Panetta, ndërsa shtoi se SHBA dhe populli amerikan vlerëson shumë mbështetjen e pandërprerë të qeverisë dhe popullit shqiptar. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami falënderoi Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e SHBA-ve dhe populli i madh amerikan ka dhënë për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.

“Jemi krenar që ushtarët tanë dhe amerikanë luftuan së bashku me kuraje dhe profesionalizëm të lartë”, u shpreh z. Imami. Ministri i Mbrojtjes shtoi se ne jemi krenarë që ndodhemi bashkërisht në disa operacione në Afganistan. Ministri Imami i konfirmoi z.Panetta angazhimin e palëkundshëm të qeverisë shqiptare për të vazhduar kontributin për paqen dhe sigurinë në Afganistan përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve të tjerë. /Start/

                                                                                             2012-02-22 09:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›