Vrasja e laborantes, arrestohet bashkëshorti

Në prangat e policisë ka përfunduar bashkëshorti i farmacistes, Ilia Basho, i cili dyshohet se ka kryer vrasjen.
Bashkëshortët kishin pasur probleme dhe po shkonin drejt divorcit dhe frika se një pjesë e pasurisë do të merrej nga ish-gruaja, duket se e ka shtyrë burrin të kryente krimin e rëndë. Burri ishte shoqëruar disa herë në polici për të dhënë shpjegime për ngjarjen, por në të shumtën e rasteve ai kishte pasur luhatje në dëshmi, çka ka shtyrë organet e hetimit të dyshojnë se ai është autor i vrasjes.
Edhe prindërit e gruas hodhën dyshime tek bashkëshorti i saj se kishte gisht në vrasje. Ngjarja ndodhi më 2 shkurt, ku shtetasja Eleni Basho u vra pranë banesës së saj në Shkozë të Tiranës. Atë natë mbeti e vrarë edhe një vajze e re në kryeqytet, në një krim të dytë, hetimet për të cilën nuk kanë zbuluar ende autorët. Megjithatë, policia e Tiranës me anë të drejtorit të saj pritet të japë sot një konferencë për shtyp për të sqaruar plotësisht ngjarjen. /Start/
2012-02-22 09:27