Zv/Presidenti kinez viziton Turqinë

Lajmi bëhet i ditur nga media turke e cila sqaron se synimi kryesor i vizitës është riforcimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, rritja e investimeve të përbashkëta dhe çështjet rajonale, veçanërisht kriza siriane.
''Xi, konsideruar si numri një i ardhshëm i Kinës, u takua me shefin e Shtetit, Abdullah Gül, me të cilin do të marrë pjesë në një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve të përbashkëta'', thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca turke.
Xi do të takohet gjithashtu me kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdoan, i cili është rikthyer në Stamboll pas kryerjes së një ndërhyrjeje të dytë në kirurgjikale, që e ka penguar të jetë një Ankara që prej 10 ditësh.
Në Stamboll, zemra ekonomike e Turqisë, Xi, i shoqëruar nga shefa të shumtë ndërmarrjesh, do të marrë pjesë nesër në një forum kino-turk që do të përqendrohet në mënyrat e rritjes së investimeve dypalëshe. /Start/
2012-02-21 16:02