Vlorë, vdes nga fostoksina 54-vjeçari

Policia lokale sqaroi sot se viktima ëshë shtetasi Stavro Diamanti, 54-vjeç, banues në Nartë.
Sipas policisë, rreth orës 20:00 është marrë njoftimi se ky shtetas ndodhej në gjendje të rëndë në spital. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat kanë kryer verifikimet e para nga të cilat ka rezultuar se ky shtetas është vetëhelmuar me fostoksinë dhe edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ka vdekur gjatë orëve të vona të natës.
Po hetohet në lidhje me shkaqet e këtij rasti. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. /Start/
2012-02-22 10:15