Greta Koci vazhdon turneun, ndalet ne Himare
Vazhdon turneun e koncerteve kengetarja Greta Koci. Stina e nxehte ofron per te gjithe artistet mundesi te shumta per te qene thuajse ne te gjithe Shqiperine me koncerte te mirepaguara. Dhe kengetarja kete radhe eshte ndalur ne qytetin bregdetar te Himares, e pikerisht ne Potam, ku mbremjen e se merkures ka qene e pranishme ne nje koncert live per pushuesit atje. Dhe duke qene se sezoni turistik tani eshte ne kulmin e tij, nuk kane munguar fansat, qe e kane ndjekur Greten ne performancen e saj. Ndonese kohet e fundit eshte folur shume edhe per debutimin e motres me te vogel te kengetares, duket se Eni ende nuk eshte bere pjese e ketij komerci muzikor. Greta ka kenduar e vetme, gjate koncertit te saj ne Himare, ku ka mberritur rreth ores 22 te mbremjes, e shoqeruar nga truproja i saj. Nuk jane pare aty prane prinderit e kengetares, te cilet e shoqerojne thuajse ne cdo udhetim dhe koncert, si brenda ashtu edhe jashte vendit. Shume shpejt, pritet qe ne ekranet muzikore shqiptare te shfaqet nje kenge e re e Greta e Kocit, qe vjen si bashkepunim me Stinen.