E Diel, 1 Nëntor 2026

27 të vrarë në Siri, 16 vetëm në Homs

Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili citohet nga mediet ndërkombëtare.  "Të paktën 16 persona, përfshirë një grua dhe tre fëmijë, humbën jetën nga bombardimet e rënda në lagjen rebele Bab Amr, e goditur për 18 ditë", deklaroi organizata joqeveritare me seli në Londër.
   
 "Gjithmonë në Homs, lagjet Khaldije dhe Karm el-Zeitun kanë qenë objektivat e  bombardimeve për më tepër se dy orë sot në mëngjes. Pesë civilë, përfshirë një fëmijë, u vranë gjithashtu nga armë zjarri të forcave të sigurisë, kryesisht me mitralozë të rëndë, në qytetin Quseir, në krahinën e Homsit", theksoi Organizata Siriane për të Drejtat e Njeriut./Start/

                                                                                             2012-02-21 19:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›