E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e modeles, atletit i gjehen 2 shiringa dhe një kuti testosteroni

AFRIKE E JUGUT -  Atleti afrikanojugor Oscar Pistorius po përballet në seancën e dytë gjyqësore në gjykatën e Pretorias.

Janë dëgjuar dëshmitë e fqinjëve pranë shtëpisë së tij të cilët kanë treguar, se kanë dëgjuar britma dhe të shtëna armësh, që vinin nga shtëpia e Pistorius rreth orës 2–3 të natës së 14 shkurtit.

Gjithashtu hetuesit kanë gjetur edhe 2 shiringa si dhe kuti testerone.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim për të dashurën e tij Reeva Steenkamp.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›