Vrasja e nënës së Elsa Lilës, rigjykim Agos. Kushtetuesja: Ripyesni dëshmitarët

Albenc Ago dhe Eva Vishaj
Vendimi për rigjykimin e çështjes, pas ankimit nga i dënuari me 20 vjet burg në mungesë për vrasje.
Ekzekutimi i nënës së Elsa Lilës, Kushtetuesja: Ripyesni dëshmitarët.
Gjykata Kushtetuese kthen për rigjykim Albenc Agon, të akuzuar për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares Elsa Lila, më 23 maj 1997. Sipas Kushtetueses, gjatë gjykimit në shkallët më të ulëta të Gjyqësorit, Agos i është shkelur e drejta për një proces të rregullt e ligjor. Në zbatim të vendimit të shpallur dje nga Kushtetuesja, Ago do të rigjykohet në Gjykatën e Apelit Tiranë. Sipas Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Apelit Tiranë, që i dha 20 vjet burg Agos dhe vendimi i Gjykatës së Lartë që nuk e pranoi rekursin e këtij vendimi ishin antikushtetues. “Gjykata vlerëson se procesi i zhvilluar në Gjykatën e Apelit Tiranë ka cenuar të drejtën e kërkuesit për një proces të rregullt ligjor dhe, si i tillë, ky vendim duhet të shfuqizohet”, thuhej në vendimin e Kushtetueses.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)