Vrasja e palestinezit, lirohen të shoqëruarit

Vrasja e palestinezit, foto arkivi
Lirohen të 18-të të shoqëruarit në polici për vrasjen e biznesmenit palestinez, Anwar Rizik.
Të shoqëruarit, banorë të fshatit Zall të Fushë-Krujës, janë lënë të lirë pas 12 orësh marrjeje në pyetje nga oficerët e hetimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit dhe ata të antiterrorit.
Sipas policisë nga marrja në pyetje dhe veprimet paraprake hetimore nuk kanë rezultuar lidhje mes të shoqëruarve dhe atentatit me eksploziv në portën e jashtme të banesës së 43-vjeçarit Rizik në rrugën Budi në Tiranë.
Rizik ishte zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, ndaj policia shoqëroi të parët banorët e fshatit Zall, të cilët janë në konflikt pronësie pikërisht për fabrikën.
Banorët kishin kryer disa akte të mëparshme kriminale duke vendosur eksploziv në rrugë dhe ura për të penguar punën e fabrikës, ndaj ata ishin të parët që u shoqëruan.
/E.L/