E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Radikalët islamikë varen nga Serbia

Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka thënë se aksioni i fundit policor Monstrum i ngjason skenarëve që i bënte Slobodan Miloseviçi ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Në një intervistë për RTV 21 në Kosovë, Thaçi reagoi ashpër ndaj mënyrës së keqtrajtimit të femrave shqiptare nga ana e policisë maqedonase si dhe heshtjes së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit për ti mbrojtur ish-luftëtarët e UÇK-së.

Lideri i PDSH-së tha se efektin kryesor që deshën ta arrijnë maqedonasit nëpërmjet këtij aksioni ishte që ti etiketojnë shqiptarët në Maqedoni se janë islamikë radikal, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë.

Kur këta marrin me aq lehtësi kualifikojnë se këto vrasjet e fundit ishin një akt i radikalëve islamikë, unë me plot përgjegjësi them se radikalët islamikë në Ballkan i kontrollon shërbimi sekret serb, tha Thaçi.

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni tha gjithashtu se sjellja e ashpër qeverisë së Nikola Gruevskit ndaj shqiptarëve është edhe për shkak të mungesës së politikës aktive nga ana e Shqipërisë dhe Kosovës në drejtim të shqiptarëve të Maqedonisë. /RTV 21/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›