E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP:Pavarësia e sistemit të drejtësisë, ende sfidë

Avokati i Popullit, Igli Totozani në Ditën e Drejtësisë bën thirrje për reflektim, për drejtësinë e arritur dhe për atë të munguar.

Pavarësia e Sistemit të Drejtësisë është një ndër sfidat ende në rrugëtim në një shoqëri të brishtë si e jona. Slogani se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit  nuk duhet të jetë i zbardhur veç në muret e sallave të gjykimit, por dhe ne vendimet gjyqësore, ndaj rezulton e domosdoshme rritja e profesionalizmit, autoritetit, paanësisë dhe performancës së sistemit të drejtesisë.- thuhet në një deklaratë të AP-së.

Totozani vlerëson se aprovimi së fundmi i Ligjit për Gjykatën Administrative nga ana e Parlamentit shqiptar është një lajm i mirë për këtë 99 vjetor të sistemit të drejtësisë shqiptare, dhe aprovim i cili do të forcojë¬ dhe garantojë më tepër të drejtat e shtetasve.

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se do të jetë përherë në krah dhe mbështetës i të  drejtave të  qytetarë ve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, orientim seksual dhe fetar duke kontribuar realisht përafrimin e Shqipërisë me familjen europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›