Hetimi i EULEX kalon ligji

KUVENDI I SHQIPERISEOpozita dhe mazhoranca i hapin rruge EULEX te hetoje ne vendin tone per trafikun e organeve gjate luftes ne Kosove akuza keto te ngritura nga ish raportuesi i Keshillit te Evropes Dik Marti. Me 127 vota pro kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin ku sanksionohet ngritja e nje Task Force me pranine e EULEX per te hetuar ne fshatin Gurr te rrethit te Matit per nje afat te papercaktuar. Sipas ligjit EULEX mund te konfiskoje ne vendin ku jane ngritur akuzat materiale te domosdoshme per hetim por nuk mund te arrestoje pa marre leje nga prokuroria e pergjithshme ne rast se do te kete te dyshuar. Pas miratimit Amabasada Amerikane ka reaguar duke deklaruar se mirepret kalimin me konsensus te ketij ligji dhe duke e pare kete si prove te angazhimit te Shqiperise per integrimin europian dhe bashkepunimin rajonal. Ndersa Taks Forca e posacme e hetimit ne BE duke theksuar se ky do te jete nje hetim kompleks ka nenvizuar se eshte me rendesi qe hetimi te behet ne menyre autonome.
Komente
Facebook