E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policëve, policia shpërblim për informatorët

Policia e shtetit ka vënë në dispozicion 50 mijë dollarë për informacione mbi vendndodhjen e Afrim Hasanit, autorit të vrasjes së dy policëve në Kukës, mbrëmjen e kaluar. Policia ka vënë në dispozicion numrat 0694106343 dhe 0694106906 për këdo që ka informacion mbi vrasësin e forcave blu. Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila u vranë mbrëmjen e djeshme në krye të detyrës nga Afrim Hasani, i cili njihet se person me precedente penale. Ndërkohë po zhvillohen kërkime intensive për gjetjen e autorit po deri tani nuk është bërë ende e mundur kapja e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›