E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, Topi:Autori para drejtësisë

Presidenti Topi ka kërkuar nga nga strukturat shtetërore që të vendosin sa më parë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarje që tronditi mbarë opinionin. Sipas Topit reagimi sa më i shpejtë ndaj këtij krimi të pashembullt do jetë përgjigja më e mirë që i jepet çdokujt që guxon të prekë një punonjës në krye të detyrës, por edhe mirënjohja për ata që u flijuan teksa e kryenin këtë detyrë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushëlluar sot përmes një telegrami familjarët e punonjësve të policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, të rënë një ditë më parë në krye të detyrës, në fshatin Shemri të Kukësit. Në mesazhin e tij Topi shprehet rënia në krye të detyrës e dy punonjësve të policisë është një humbje e madhe për familjet por edhe për kolegët e gjithë qytetarët e këtij vendi që mbështesin forcat e rendit në misionin e tyre të përditshëm në mbrojtje të rendit e sigurisë së të gjithëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›