E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zherard, udheheqesi i duhur drejt suksesit

Me nje lojtar te madh dhe me nje lider te vertete, fitoret dhe suksesi arrihet me lehte. Garancia e lojes se Liverpulit ka nje emer, Ztiven Zherad. Lojtari mori pergezime te vecanta, nga ana e trajnerit pas ndeshjes se fundit me Aston Vilen, ku ishte autor i tre golave. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez paralajmeroi ekipin, se duhet te mbrohet nga euforia me qellim qe te arrije Mancester Junajtid, ne gare per titullin e Premier Liges. Pas ndeshjeve te fundit kur duhen edhe nente jave nga mbyllja e sezonit, Mancester Junajtid kryeson Premier Ligen, me nje pike me shume dhe nje ndeshje me pak, se Liverpuli. Benitez firmosi nje kontrate 5-vjecare me Liverpulin dhe ekipi i drejtuar prej tij, ne ndeshjet e fundit ka shenuar disa fitore te medha. Liverpuli i ka fituar te gjitha betejat e forta, me rezultat te thelle dhe kjo shihet se treguesi me i qarte, per te shpresuar se ne fund titulli kampion do te rikthehet ne radhet e liverpulasve, qe e presin prej 19 viteve. Pas triumfeve te fundit, synimet e titullit ne kampionat per Liverpulin jane kthyer, kurse Benitez thote se kerkohet suksesi edhe ne Ligen e Kampioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›