E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana dhe Lala me kombetaren, shqetesohen trajneret e tyre

Trajneri i Hanover '96 dhe ai i Olimpikut te Marsejes, druhen qe Lala dhe Cana te mos demtohen, ne ndeshjet e kombetares sone, kurse paraqitja apo rezultati nuk iu interson aspak. Lala dhe Cana, respektivisht kapiteni dhe zevendes kapiteni i ekipit tone kombetar sapo kane lene pas, demtimin dhe jane rikthyer ne fushe. Madje Lala ende nuk ka zhvilluar nje ndeshje te plote, ne radhet e Hanover '96. Trajneri i Olimpik Marsejes, Gerets e mbajti Canen ne tribune, ne ndeshjen e kthimit te Kupes UEFA, perballe Ajaksit, ne Amsterdam, me qellim qe mesfushori te mos rrezikonte, pasi ishte kthyer nga nje demtim, qe e mbajti larg fushes per disa jave. Lorik Cana eshte grumbulluar me kombetaren dhe pritet te jete titullar, ndaj Hungarise me 28 mars dhe kater dite me vone, do te kete nje ndeshje tjeter te veshtire, ne Danimarke. Trajneri i Olimpik Marsejes, Gerets eshte shprehur se Cana po riaftesohet gradualisht dhe shprehet i merakosur, se mos lendohet ne ndeshjet qe do te luaje me ekipin tone perfaqesues. Madje ne radhet e Marsejes luajne edhe lojtare te tjere te huaj, qe kane shkuar gjithashtu per te perfaqesuar kombetare e tyre, c'ka e pergjysmuar Olimpik Marsejen ne stervitjen e javes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›