E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledion Mara,komente anti-polici në Facebook

"Mos kujto se nuk ke lënë njeri mbrapa për të marrë hak....gjithmonë do na mungosh, nuk na mungojnë vrasesat...ke lënë pas shumë gjakpirësa....i ke të gjithë mbas vetes . Dritan Dajti të lumtë dora, hakun Ledionit ja more jetën e shove bravo Dritan Dajti". Këto janë vetëm disa nga mesazhet e shumta që ndodhen në një faqe Facebook-u të hapur nga ndonjë shok apo i afërm i Ledion Marës , personit që ishte i shoqeruar me Dritan Dajtin , ditën kur u vranë katër policët në qytetin e Durrësit . Shumë miq të 23 vjeçarit që u vra ditën që u arrestua nga policia i shumëkërkuari Dritan Dajti, kanë lënë të shkruar mesazhe të shumta kundër policisë dhe shtetit shqiptarë. Kjo faqe ka klubin e fansave të Ledion Marës të cilët janë më shumë se 300 të tillë në të cilën nuk mungojne as vajzat . Një person i afërt i Marës , ka hapur blogun me mbishkrimin "Ledion Mara jeton në zemrat tona'. Ajo se çfarë bie në sy është se shumë nga këta mbeshtetes vetëquhen si djemtë e "Rrugës Ypsilon".
Në këtë faqë vihet re se adhuruesit e te ndjerit Ledion Mara , nuk hezitojnë për të lënë mesazhe nga më të ndryshmet. "Deëgjoni dhe shikoni ju o njerëz, mua sot më kanë prerë flete arrestin në Shqipëri nga shteti ynë i bukur, por unë nuk ndodhem në Shqipëri, kështu qe u duhet të vinë në Angli për të më kapur dhe këtë gje nuk e bëjnë dot, dhe e gjitha kjo vetëm se unë kam premtuar se do t'i marr hakun Ledionit". Ky është njëri nga këto mesazhe . Një tjetër koment thotë se Dritan Dajti dhe Ledion Mara do të kishin vrarë më shumë policë, por shteti u tregua i zgjuar dhe dërgoi vetëm 4. Mesazhe të shumëta shprehin dhembshuri për humbjen e Marës dhe e cilësojnë atë si një djalë shumë të mirë . Kjo faqe interneti në Facebook , ka disa foto të Ledion Marës, ku një prej tyre është me armë në dorë , dhe disa të tjera me mbishkrime kundër policisë .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›