Iran, disa të burgosur janë torturuar për vdekje
Një prej shefave të opozitës në Iran, reformatori Mehdi Karubi, u shprehën se disa persona të burgosur për pjesëmarrje në lëvizjen protestuese për rizgjedhjen e presidentit Mahmud Ahmadinexhad kanë vdekur në burg pasi janë "rrahur dhe torturuar"."Për fat të keq, disa prej personave që kanë marrë pjesë në lëvizjen kundërshtuese janë torturuar", deklaroi Karubi, ish-kryetar i parlamentit dhe kandidati i dështuar në zgjedhjet presidenciale."Mësova se (forcat e sigurisë) i kanë detyruar njerëzit në Kahrizak të zvarrisen të zhveshur si kafshët me një gardian mbi shpinë", akuzoi Karubi në faqen e internetit të partisë së tij, Etemad Melli, duke iu referuar burgut që u mbyll muajin e kaluar.
"Është e turpshme" për Republikën islamike të përdoren metoda të tilla brutale si "të detyrohen të burgosurit të zhvishen dhe më tej të hipin mbi njëri-tjetrin" në qelitë e burgut, u shpreh ai. Në deklarata të tjera të publikuara sot në gazetën e tij "Etemad Melli", Karubi u shpreh gjithashtu se "disa të rinj që kishin hedhur sllogane ishin rrahur në atë mënyrë sa humbën jetën".
Më parë, po gjatë kësaj jave, ai është shprehur se disa gra dhe burra ishin "përdhunuar" në burgje. Këto akuza janë kundërshtuar nga kryetari i parlamentit Ali Larijani.Situata politike po bëhet gjithmonë e më e acaruar në Iran që prej zgjedhjeve të 12 qershorit, të kritikuara si të manipuluara nga kandidatët e mundur.