E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e rojes dhe taksistit hetimet ne disa pista

Dyshimet e policise jane se taksisti Begu mund te jete vrare ne Kavaje perpara se te vritej roja i karburantit ne Lushnje

Viktima e dyte mund te jete vrare pasi autoret mund te kene dashur te blejne karburant ne piken qe ende ishte jashte funksionit


Pothuajse duket e konfirmuar qe vrasja e taksistit 48 vjecar ne Kavaje te kete lidhje me vrasjen e Lushnjes per shkak se dyshohet qe fillimisht te jete vrare taksisti dhe me pas roja i karburantit Petraq Mihali.


Sipas policise dyshohet se personat qe kane vrare taksistin kane mbetur pa karburant dhe jane drejtuar drejt nje pike karburanti per te mbushur automjetin e Begut ndersa me pare mendohet se autoret kane vrare taksistin. Roja i karburantit ka dyshuar per grabitesit dhe keta te fundit kane vendosur ta vrasin dhe ate. Ne kete menyre grabitesit kane menduar se nuk do te zbuloheshin.


Ekspertet dhe hetuesit po punojne aktualisht ne disa pista hetimi ne lidhje me kete krim. Nje nga versionet qe po verifikohet eshte vrasja e taksistit Begu me qellim grabitjen e automjetit te tij te markes Mercedez - Benz me targa TR 217 C si dhe parate qe mund te kishte me vete.


Pavaresisht se deri me tani duket si pista me e mundshme e krimit specialistet e hetimit te Policise se Kavajes e shohin me skepticizem kete piste bazuar edhe ne personalitetin dhe karakterin e viktimes.


Burime te policise por edhe te njohur e miq te tij pohojne se ai ishte tip teper impulsiv dhe ne cdo moment reagonte per nje situate qe nuk ishte ne favor te tij apo qe e demtonte ate.


Oficeret e krimeve mesohet se po punojne per te sqaruar edhe pista te tjera qe kane te bejne me punen qe kryente taksisti 48- vjecar Urim Begu i cili punonte ne zonen e ish- bllokut ne rrugen Sami Frasheri prane shkolles 9 vjecare 11 Janari.

do nate pas ores 2300 Begun klientet e tij e gjenin ne kryqezimin e shkolles 11 Janari i cili sipas shume taksisteve ishte mjaft i lakmuar per shkak te perfitimeve dhe volumit te kenaqshem te punes qe kishte ne kete zone.


Hetuesit kane marre ne pyetje disa nga koleget me te ngushte te Begut dhe pritet qe te pyesin dhe pjesetaret e familjes apo dhe te aferm te te vrarit duke qene se gjate dites se djeshme ishte ceremonia e varrimit dhe te afermit e tij e kane pasur te pamundur te jepnin deklarime.


Ne lidhje me vrasjen e rojes se karburantit Petraq Mihali ne Lushnje hetuesit e ketij qyteti mesohet se kane shoqeruar gjate dites se djeshme dhe te te enjtes persona te ndryshem si banore te zones nga te cilet jane marre te dhena dhe informacione te ndryshme te rendesishme per hetimin.


Veprimet e kryera nga hetuesit kane orientuar procesin drejt lidhjes se vrasjes se rojes se karburantit me ate te vrasjes se taksistit. Veprimet e ardhshme te policise dhe te prokurorise duhet te zbardhin krimet

Dje ceremonia e varrimit


Dje te aferm te njohur miq e shoke te taksistit Urim Begu i dhane atij lamtumiren e fundit. Vec te afermeve dhe te njohurve nuk munguan edhe shume taksiste pjesetare te shoqates perkatese te cilet u bashkuan me kortezhin e permortshem.


Begu kishte muaj qe ishte ndare nga nena e tre femijeve te tij e cila jetonte me prinderit e Urimit qe prej momentit qe ishte ndare nga ai. Ndersa Urimi jetonte ne nje shtepi tjeter e cila ndodhet ne Tirane te re.


Urim Begu kishte tre femije me gruane tij Flora dy djem dhe nje vajze kjo e fundit kishte vetem pak jave qe ishte martuar. Njeri prej djemve te Begut jetonte prej vitesh ne shtetin fqinje Greqi. Pjesetare te te dyja familjeve te Urimit i dhane lamtumiren e fundit njeriut te tyre te dashur te vrare ne menyre makabre nga persona te panjohur tri net me pare.


Miku i taksistit
Urimi Iku ne oren 2100 nuk u kthye me


Nje person rreth 45 vjec i veshur me bluze te zeze me tipare te erreta ne fytyre i cili nuk pranoi te tregonte emrin tha per Shekullin se e kishte shume mik taksistin e vrare.


Sipas tij mbremjen e te merkures Urimi kishte mberritur ne vendin e tij te qendrimit rreth ores 2000 dhe kishte bere nje rruge me nje klient. Ai u kthye me pas dhe rreth ores 2115 ai u largua nga vendi i tij pa marre persona me vete.


Qe nga ajo kohe une nuk e pashe me ndersa te nesermen mora vesh qe ate e kishin vrare- rrefen miku i Begut gjithashtu taksist. Ndersa rrefen taksistit i vihet re ne fytyre hidherimi per kolegun dhe mikun si dhe urrejtja per autoret e krimit te rende.


Nje tjeter taksist qe punon prej vitesh ne nje nga rruget e ish- bllokut rrefen se kolegu i tij kishte natyre impulsive dhe shpesh here ka pasur edhe perplasje apo grindje.


Disa here ai eshte konfliktuar me persona qe donin te parkonin makinen e tyre ne vendin ku ai e kishte paguar me leke per te qendruar gjate orarit te punes apo me kliente te dyshimte. Rasti me i fundit ka qene kur dy persona nga Durresi kane hipur ne makinen e Begut per ti cuar ata deri ne Durres.


Ndersa ata nuk kishin para per te paguar taksine ata i ofruan mundesine e pageses nje sasi malli me vlere qesharake- tregon Lami. Duke dyshuar tek ata Begu mesohet tiu kete thene se nese nuk zbrisnin ai do te perplaste veturen dhe do te vdiste bashke me ta.


Shitesi ambulant
Taksisti Begu njeri korrekt


Nje shites ambulant cigaresh tregoi dje per Shekullin se Begu kishte rreth 4 muaj qe punonte si taksist prane kryqezimit te shkolles 11 Janari. Ai pohon se e njihte si njeri korrekt pa probleme ishte si natyre pak impulsiv por kete gje e tregonte gjithmone ne ato raste qe e preknin ate.

Urimi dilte cdo mbremje bashke me dy shoket e tij dhe rrinin gjithmone me njeri tjetrin madje dhe ne disa raste ai merrte dhe djalin me vete. Begu kishte vetem disa muaj qe kishte blere nje makine te shtrenjte dhe mbase kjo ka qene arsyeja qe ate e kane rrembyer dhe me pas ekzekutuar - shprehet pronari i nje lokali prane vendit ku Urimi rrinte cdo nate.

Shoqata e taksisteve proteste perpara kryeministrise


Shoqata e taksisteve te Tiranes ka bllokuar bulevardin perballe kryeministrise per disa minuata si shenje proteste per vdekjen e shokut te tyre Urim Begu. Kortezhi i makinave dhe mes tyre dhe trupi i pajete i Urimit qendruan per disa minuta duke i rene burive te makinave si dhe duke i berre thirrje me megafon kryeministrit. Shteti duhet te gjeje kriminielet e kesaj ngjarjeje.


Ne te paguajme cdo detyrim qe na takon z. Kryeminister dhe ju duhet te parandaloni me cdo kusht keta kriminela qe levizin lirshem neper rruget e shqiperise duhet te zbuloni vrasesit e shokut tone- shprehen perfaqesues te taksisteve Rreth 100 makina taksi jane shnderruar ne nje barrikade te vertete dje perpara kryeministrise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›