E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e rojës së gurores, burg pa afat autorëve

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest me burg për autorin e dyshuar të vrasjes së rojes së gurores, ngjarje e ndodhur të shtunën e kaluar në Gur të Zi.

Edmond Kola, 25 vjeç, nga Guri i Zi mbetet në burg, pavarësisht se pala mbrojtës kërkoi ekspertizën e viktimës, me pretendimin se ai është vetëvrarë. Gjithashtu, masa e arrestit bur pa afat është dhënë edhe për bashkëpunëtorin e Kolës, Renato Isufi.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në fshatin Gajtan të Komunës Guri i Zi, Shkodër, në vend-rojen e një pike gurore, ku mbeti i vrarë roja 55-vjeçar Lazër Jaku. / A Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›