E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aspak shpresë nga mazhoranca për paktin e opozitës

“Mazhoranca ka qenë gjithnjë e hapur dhe mbetet e hapur të punojë me opozitën dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm të kësaj shoqërie për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të dy zgjedhjeve të fundit”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së.

Ai u ndal edhe ndryshimet e mundshme në rregulloren e Parlamentit, duke theksuar se rregullorja aktuale është në standardet më të larta demokratike. “Për sa i përket rregullave të Parlamentit duhet të garantoj çdo shqiptar, se ndonëse rregullorja e këtij parlamenti është në standardet më të larta demokratike, ne jemi të hapur për ta konfrontuar atë nen për nen, me rregulloren e Parlamentit Evropian dhe standardet më të larta të Evropës dhe të botës që ekzistojnë. Ky është dhe qëndrimi ynë. Uroj dhe shpresoj që nga këto standarde të udhëhiqet dhe frymëzohet dhe opozita në parlamentin e vendit. Kaq janë dhe komentet e mija për javën që shkoi, para jush, unë do të marrë çdo pyetje”, shtoi Berisha. /Start/
 

                                                                                             2011-09-26 16:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›