E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shokut të Shullazit, policia shoqëron disa persona

TIRANË - Forcat e policisë së Tiranës kanë shoqëruar disa persona, lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit Arlind Fuga, mbrëmë në kryeqytet.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka shoqëruar dhe pyetur disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Him Kolli”, ku shtetasi Arlind Fuga është ekzekutuar me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit Nr.2 dhe 3, të cilat kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale. Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes u gjeten dhe administruan në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja arme zjarri.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, vritet me pistoletë shoku i Emiliano Shullazit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›