E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Zbatimi i planit Ahtisaari, i nevojshëm për Kosovën

TIRANE – Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me ambasadorin kosovar në vendin tonë, Sylejman Selimi.

Në takim u shkëmbyen mendime lidhur me forcimin e bashkëpunimit e koordinimit për njohje të reja të Republikës së Kosovës si dhe integrimin e saj të plotë në forumet rajonale.

Haxhinasto theksoi se të dy vendet po punojnë për të krijuar një treg unik, duke hequr gjithë barrierat ekzistuese në shkëmbimet mes tyre.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në koordinimin e veprimtarive në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në konferencën e shtypit pas takimit, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve Haxhinasto deklaroi se çdo përfaqësues ndërkombëtar duhet të flasë me një zë për nevojën e zbatimit të plotë të planit Ahtisaari për veriun e Kosovës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›