Vrasja e shqiptarit, per larje hesapesh
Vrasja e emigrantit shqiptar Shpetim Cupa, tre dite me pare ne nje parking lokali ne Breshia te Italise, mendohet te jete kryer per larje hesapesh mes grupeve rivale. Gjate punes hetimore te ketyre diteve, policia italiane ka zbuluar te dhena ne lidhje me aktivitetin e viktimes ne shtetin fqinj. Mediat italiane, te cilat i referohen te dhenave te policise, bejne te ditur se 44-vjecari Cupa, rezulton te kete nje dosje te tere me precedent penale ne Itali. Emri i tij, eshte i skeduar ne dosjet e policise, si i denuar me 1 vit e gjysme burg, ne vitet '96-'99 per shfrytezim prostitucioni. Gjithashtu, policia italiane ben te ditur se emri i tij, eshte i regjistruar edhe ne hetimin qe po zhvillohej per vrasjen e 19-vjecares shqiptare Violeta Halla, vrasje e kryer ne prill te vitit 1996. Policia eshte duke hetuar precedentet penale te viktimes, me qellim identifikimin e autorit te vrasjes se 44-vjecarit. Sipas policise, te gjitha te dhenat e deritanishme per ekzekutimin e tij, te bejne te mendosh se vrasja mund te jete kryer per motive hakmarrje, ose larje hesapesh qe lidhen me aktivitetin e tij kriminal.
Hetuesit e policise kane shoqeruar edhe pronarin e nje automjeti tip "Golf Volksvagen", i cili ishte parkuar naten e krimit prane makines "MBE X5" te viktimes, por pas pyetjeve nga policia italiane, ai nuk ka rezultuar te kete pasur lidhje me krimin. Mesohet se Shpetim Cupa, jetonte ne Pisogne ne Breshia, me gruan e tij te dyte, e cila nuk rezultoi e implikuar ne aktivitete kriminale. Ndersa me gruan e pare, Cupa mesohet se kishte edhe nje vajze. Shpetim Cupa u gjet i vrare, te marten rreth ores 05.30, prane parkingut te bar "Copacabana", ne Breshia. Autori i krimit, e ka qelluar viktimen me kater plumba te pistoletes se kalibrit 7.65 mm, nga nje distance e afert. Policia ka kerkuar per ndonje gjurme te lene nga autori ne vendngjarje, por deri tani nuk asnje emer te dyshuar. Perpara se te ndodhte krimi, viktima Cupa kishte parkuar makinen e tij "BME X5" ne afersi te vendit te ngjarjes, ndersa po priste te takohej me nje person tjeter, i cili zbriti nga nje "Golf Eolsvagen". Ata te dy do te takoheshin per te biseduar rreth zgjidhjes se nje mosmarreveshjeje. Teksa bisedonin, ne nje moment Shpetim Cupa, u drejtua te largohej, ndersa ne kete kohe u degjuan disa te shtena.
L.Koraqi