E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet, 5 mije ha dhe 100 shtepi nen uje

Situata ne Veriperendim te vendit per shkak te rritjes se nivelit te lumenjve dhe liqeneve, si dhe shkarkimeve ne rritje te hidrocentraleve te Komanit, Fierzes dhe Vaut te Dejes, eshte emergjente.

Qe prej fillimit te fazes se dyte te permbytjeve, eshte rritur siperfaqja e tokave te permbytura. Nderprerja e reshjeve mesditen e djeshme ka rritur shpresen per nje permiresim te gjendjes. Kjo nderprerje e intensitetit te reshjeve te shiut, ka ndikuar edhe ne uljen e prurjeve te lumenjve Kir dhe Gjader. Situata vazhdon te jete kritike ne disa lagje periferike te Shkodres, si dhe ne komunen Obot. Banoret kane filluar te shperngulen drejt fshatrave te tjera, tek te afermit e tyre, ku uji nuk ka arritur ende. Problematike vazhdon te jete edhe komuna Dajc, e cila pas Obotit ka siperfaqen me te madhe nen uje. Edhe rruga nacionale Shkoder-Tirane, ka pasur nje nivel te larte uji. Strukturat e angazhuara per perballimin e situates se krijuar ne Qarkun e Shkodres, jane duke vepruar ne terren per perballimin e situates. Forcat e Armatosura jane angazhuar me te gjitha mjetet per t'i ardhur ne ndihme banoreve te izoluar, si dhe per te nderhyre ne argjinaturen e demtuar. Sipas te dhenave nga Shtabi i Emergjencave, ne fshatin Daragjat te komunes Dajc, po punohet per perforcimin e argjinatures. Ne Berdice po ngrihet kampingu me 20 cadra ne funksion te komunes, Dajc. Gjithashtu vazhdojne punimet ne fshatin Ashte, te komunes Bushat per perforcimin me mjete inerte, me qellim ruajtjen nga demtimi, te 10 shtepive qe mund te rrezikohen nga shembjet per shkak te gerryerjeve nga lumi Drin. Sipas te dhenave, deri pasditen e djeshme 5350 ha toke ndodheshin te permbytura, gjithashtu 108 banesa jane te permbytura, ndersa 723 shtepi te tjera jane te rrethuara nga uji, ne disa njesi vendore te Shkodres. Strukturat e Policise se Shtetit dhe te Forcave te Armatosura, me mjetet qe disponojne, jane vene teresisht ne dispozicion ne drejtim te operacioneve te evakuim-shpetimit, megjithese deri tani nuk jane kryer te tilla. Pasi kane marre njoftim per gjendje te renduar ne fshatrat Shirq, Daragjat e Dajc, dhe komunen Ana e Malit, jane derguar forca dhe mjete per evakuimin e banoreve. Mesohet se nga drejtoria rajonale e arsimit ne Shkoder jane mbyllur shkollat ne komunat Ana e Malit, Dajc, Guri i Zi, ne fshatrat Vukatane, Kuc dhe ne lagjen Ajasem te qytetit te Shkodres, deri ne nje urdher te dyte. Ministria e Brendshme publikoi dje edhe siperfaqen e tokave te permbytura, si dhe numrin e shtepive qe ndodhen nen "pushtetin" e ujit, apo te kercenuara prej tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›