Spahiu: Akuza, ndikim ne vendimet penale
Tirane- Numri dy i KLD-se i ka terhequr "veshin" gjyqtareve te Gjykates se Beratit. Gjate analizes 1-vjecare te punes se kesaj gjykate, Kreshnik Spahiu i ka bere me dije gjykatesve se imazhi i drejtesise eshte cenuar. "Reagimi i shtetit ndaj kriminalitetit dhe forca e ketij reagimi, ka ndjeshmeri te larte",-tha Spahiu. "Gjithnje ka arsye per te bere diskutime te natyres juridike qe mund te japin konkluzione efektive dhe te mund te parandalojme shprehjet rutine te tipit 'prokuroria gjen fajtoret, gjykata i liron', dhe as te kunderten qe gjykata ben "noterin" e kerkeses se prokurorit",-tha dje Spahiu. Zevendes kryetari i KLD-se i vuri ne dukje trupes gjyqesore se numri i gjyqtareve ne kete gjykate do te reduktohej me dy gjyqtare. Po ashtu ai theksoi se volumi i punes ne gjykaten e Beratit, gjate vitit 2009, ka pasur renie ne krahasim me vitin 2008. Nga statistikat ka rezultuar se jane regjistruar gjithsej 2355 ceshtje, nderkohe qe me shume sesa gjysma e ngarkeses ne fushen civile, jane kerkesa.