Vrasja e taksistit. Policia shoqëron 20 persona
Policia hedh disa pista hetimi në lidhje me vrasjen dhe më pas djegien e 43 vjecarit i cili punonte si taksist. 20 persona shoqërohen në policisë në cilësinë e të dyshuarve apo të personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
TIRANE- Policia e Tiranes ka shoqeruar rreth 20 persona të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen e rëndë të zbuluar një ditë më parë, kur një taksist u vra dhe më pas u djeg brenda automjetit të tij në Farkë, të Tiranës. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit tbënë të ditur se ndonëse nuk ka ende një version të qartë mbi motivet e kësaj ngjarjeje po hetohet në disa pista. Një ndër pistat është ajo e hetimit të një vrasjeje për motive të dobëta, ndonjë sherr i castit mes viktimës dhe agresorit apo ndonjë konflikt i mundshëm. Për momentin policia ka përjashtuar pistën e vrasjes për motive hakmarrjeje pasi familjarët e pyetur kanë mohuar që viktima të kishte pasur probleme me njeri. Burimet e policisë sqarojnë se po punohet për zbardhjen e tablateve telefonike të telefonit celular të viktimës.
Viktima Ramazan Hyka, 43 vjec u gjet i djegur në makinë e tij të cilët e përdorte si taksi në Farkë të Tiranës. Familjarët kishin njoftuar zhdukjen e tij të mërkurën. Policia tha se kufoma ishte vrarë më parë në një vend tjetër dhe më pas ishte transportuar në vendin ku u gjet nga policia. 43 vjecari është gjetur brenda në bagazhin e automjetit të tij Benz 190.
(s.g/BalkanWeb)