E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Energjetika në krizë, qytetarët mbifaturohen për të mbushur arkën e shtetit

Sektori i energjetikës është në krizë dhe qytetarët po mbifaturohen për të mbushur gropat financiare.Duke fulur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kryetari Rama theksoi se ajo çka po ndodh me pasuritë natyrore të Shqipërisë  përbën një bombë me pasoja kërcënuese për të ardhmen e vendit në vijim.

Ka një mbifaturim masiv të qytetarëve . Privatizimi i HEC-eve po bëhet për të mbushur arkën e shtetit. Socialistët kanë kundërshtuar shitjen e 4 prej tyre, tha Rama.

Sipas kryetarit të opozitës, strategjitë e gabuara të qeverisë e kanë ulur eficiencën e ekonomisë shqiptare, duke e bërë atë jokonkurruese.

Politika e qeverisë është e gabuar që në zanafillë. Ajo është shoqëruar me çmime shumë të larta të produkteve të naftës dhe gazit. Ekspertët kanë përgatitur para ardhjes në qeveri të PD-së një strategji kombëtare të energjisë. Qeveria nuk e njohu dhe përgatiti një të re, e cila është e papërdorshme, e politizuar dhe e kritikuar nga specialistët e fushës. Me ndihmën e donatorëve janë amenduar një sërë ligjesh për këtë sector, por sot janë të pazbatuara. Eficienca e ekonomisë shqiptare është e ulët dhe si pasojë edhe jo konkurruese. Ajo që po ndodh sot me burimet natyrore përbën një bombë me pasoja kërcënuese për të ardhmen e vendit në vijim, tha kryesocialisti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›