Vrasja e trefishte në Mat
Sipas policisë se qarkut Dibër ne vitin 1998 është gjetur i vrare ne rruge Islam Barci, gjyshi i djemve te arrestuar për ngjarjen. Ne atë kohe u morën te pandehur tre persona mes te cilëve edhe viktima Shaqiri, por ky i fundit u lirua për mungese provash. Ditet e fundit mësohet se pas kthimit nga Greqia te djalit te tij Ylberit, tensioni mes dy familjeve qe kane edhe lidhje gjaku ishte shtuar edhe me shume pas debateve per nje çeshtje pronësie. Dëshmia e tre vëllezërve pritet te zbardhe perfundimisht te verteten mbi konfliktin me kusherinjte e tyre. Dyshohet se i pari ka qelluar Shaqir Barci 58 vjeç. Me pas i jane kundërpërgjigjur tre vellezerit duke e lene te vdekur ne vend. Pas kesaj mendohet se jane sulur me arme edhe gruaja e djemte e viktimes. 56 vjeçarja si dhe njeri prej djemve kane humbur jetën nga plumbat ndersa dy te tjeret Gazmiri dhe Halili jane plagosur rende.