LSI për reformën zgjedhore
Ne emër te LSI, Luan Rama ka kërkuar ne një konference për shtyp qe forcat politike me fillimin e sesionit parlamentar te bashkëpunojnë për te rregulluar ne ligjin elektoral te gjitha problemet qe u shfaqen ne procesin e 8 majit. Edhe pse te gjitha forcat politike e pranojnë nevojën e ndryshimeve ne kodin zgjedhor ende është e vështirë arritja e një kompromisi mes mazhorances dhe opozitës, veçanërisht pas një ngërçi politik qe ka zgjatur 2 vjet.