E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e ushtareve amerikane Berisha Akt i shemtuar antishqiptar

Kryeministri Sali Berisha denoi dje aktin e vrasjes se dy ushtareve amerikane ne Frankfurt dhe plagosjen e dy te tjereve. Permes nje deklarate shefi i ekzekutivit denoi me rreptesine me te madhe vrasjen e dyushtareve amerikane dhe plagosjen e dy te tjereve nga Arid Uka. Vrasja e ushtareve te ushtrise se shkelqyer amerikane qe ka qene percaktuese per lirine e shqiptareve ne Kosove eshte lendim shume i rende per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne - eshte shprehur Kryeministri Berisha. Ai e cilesoi nje akt terrorist te shemtuar por dhe nje akt te mirefillte antishqiptar dhe antikombetar. Kryeministri Berisha i shpreh ngushellimet familjeve te viktimave qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Shefi i qeverise ben thirrje qe drejtesia te flase me te gjithe rreptesine e ligjit ndaj ketij krimi te shemtuar terrorist. Vrasja e dy ushtareve amerikane u shenua pardje ne aeroportin e Frankfurtit kur shtetasi kosovar 21-vjecari Arid Uka sulmoi autobusin me te cilin leviznin ushtaret amerikane duke vrare dy prej tyre dhe plagosur ne gjendje te rende dy ushtare te tjere te cilet ende po dyluftojne me vdekjen. Sulmi I cilesuar si nje sulm terrorist eshte denuar ashper nga Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila kerkoi hetim te hollesishem. Ngjarja u denua edhe nga autoritetet kosovare te cilet e shohin Ameriken si partnerin dhe mbrojtesin me te forte te shtetit te ri te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›