Bode denoncon skemen Ja si pastrohen parate e PS

Pastrimi i parave Bode akuza prokurorise I derguam 60 dosje hetoi vetem njeren. Ligji heton njerezit me mbeshtetje politike. Rama i denoncuar ne prokurori per ceshtjen e 20 ende asnje pergjigje
Ministri i Financave Ridvan Bode akuzon deputetet e opozites per pastrim parash jashte vendit. Gjate diskutimit ne seance plenare te disa ndryshimeve ne projektligjin per pastrimin e parave Bode tha se ato behen pikerisht per te ndaluar deputetet e korruptuar te cilet fshihen pas imunitetit. Bode kujtoi se kreu i socialisteve Edi Rama prej muajsh eshte denoncuar ne organin e akuzes per ceshtjen e 20-perqindeshave por ende nuk ka dhene pergjigje. Ai akuzoi me tej organin e akuzes per zvarritje te ceshtjeve kund pastrimit te parave. Bode tha se nga 60 ceshtje te cuara ne organin e akuzes vetem njera eshte ne hetim. Te njejtat argumente u mbeshteten edhe nga ministri Bujar Nishani.
Akuza deputeteve te PS-se
Kreu i Financave iu kunderpergjigj akuzave te opozites lidhur me korrupsionin dhe ligjin per pastrimin e parave. Ai ka akuzuar per shpifje deputetin Balla duke theksuar se ligji per pastrimin e parave eshte bere pikerisht per deputetet e korruptuar qe fshihen pas imunitetit. Ligji ben fjale per te hetuar pikerisht njerezit me mbeshtetje politike. Kryetari i opozites eshte prej muajsh i denoncuar ne prokurori per ceshtjen e 20-perqindeshave dhe ende nuk ka nje pergjigje. Deputetet e PS-se kane akuza per pastrim parash ne Australi dhe qe per cudi na u kthyen ne 20 janar ne Shqiperi - tha Bode. Sipas tij gjithcka e deklaruar nga ligjvenesi socialist ishte shpifje. Ato qe thate ju jane shpifje te ndyra dhe gjithsecili nga ju ka te drejten te hetoje mbi pasurite tona te deklaruara. Por ju nuk mund te akuzoni ne menyre te ndryre. Je nje shpifes ordiner sepse me akuzoi se qenkam pronar pas dy koncesioneve te dhena nderkohe qe pronar eshte nje i aferm juaji. Ligji eshte rruga me e mire per te nxjerre nga thonjte e mafies segmente te caktuara qe ju po u beni avokati me bomba Molotov. Ligji eshte per ty qe te mos fshihesh pas imunitetit. Ti nuk ke te ardhme je njeri pa dinjitet - theksoi Bode.
Akuza prokurorise
Ministri i Financave akuzoi me tej dhe organin e akuzes per zvarritje te hetimeve per pastrimin e parave. Pasi shpjegoi gjeresisht ndryshimet ne ligjin per pastrimin e parave te bere pas rekomandimeve te Keshillit te Evropes Bode tha se vetem ne vitin 2010 jane derguar mbi 60 dosje prane organit te akuzes per transaksionet te dyshimta parash dhe prokuroria e pergjithshme ka arritur te hetoje vetem njeren prej ketyre dosjeve. Mund tju them qe per vitin e kaluar beme analizen se bashku me dhe grupet e tjera te perfshira ne grupet hetimore te perbashketa rreth nje muaj me pare dhe ne kete analize u evidentua fakti se vetem per vitin 2010 ishin prezantuar mes mijera e mijera transaksioneve financiare te ndjekura nga Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe agjencia ishin rehatuar per ne hetim ne Prokurorine e Pergjithshme rreth 60 raste nga te cilat vetem njera ishte hetuar dhe cuar ne gjykate nga ana e prokurorise. 59 raste te tjera jane ne kalendar e pafund te prokurorise ose ne pezullim te tyre per shkaqe teresisht procedurale - tha ai. Pas fjales se ministrit e mori fjalen deputeti socialist Taulant Balla i cili akuzoi gjithe qeverine per vjedhje e abuzime me pushtetin. Sipas tij te gjitha dokumentet vertetojne nje fakt te tille. Balla nuk kurseu akuzat duke permendur me radhe ministrat apo familjaret e Kryeministrit.
Pastrimi i parave Mima Ndeshkime per mosraportuesit
Ndryshimet ne ligjin Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit vendosin kerkesa shume te rrepta te operatoreve ekonomike per te hulumtuar deri ne detaje origjinen e parave te personave te dyshuar. Keshtu shpjegoi dje deputeti i Partise Demokratike Florion Mima lidhur me ndryshimet ne ligj. Ai theksoi se ndryshimet ligjore parashikojne gjoba fikse kundrejt operatoreve qe nuk raportojne kur marrin dijeni per transaksionet e dyshimta. Permes ketyre ndryshimeve jane percaktuar qarte afatet mandatore per drejtorin e njesise qe merret me parandalimin e pastrimit te parave ne Republiken e Shqiperise. Projektligji percakton masa te rrepta per ata persona qe kane dijeni dhe nuk raportojne per transaksione bankare jo te rregullta. Projektligji parashikon gjoba fikse kundrejt operatoreve qe nuk raportojne kur marrin dijeni per transaksionet e dyshimta. Me kenaqesi konstatojme qe Shqiperia nga vendi i 29 qe renditej ne vitin 2005 tani behet nje nga 5 vendet kryesore te Keshillit te Evropes per sa i perket legjislacionit qe ka per pastrimin e parqeve dhe financimin e terrorizmit - deklaroi Mima. Ai deklaroi se keto ndryshime do te rrisin mbikeqyrjen e institucioneve perkatese.